Foto: FIFA.COM

Boca Junior dhe River Plate barazojnë në Copa Libertadores (Foto)

Superklasikja e parë mes Boca Junior dhe River Plates, në finalen e Copa Libertadores, ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 2-2.

Në stadiumin “La Bombonera”, si gjithmonë ekzistoi atmosferë fantastike nga tifozët e Bocas.

Golin e parë e shënoi Boca me anë të Ramon Abilas në minutën ’34.

River Plate e barazoi rezultatin në minutën e ’36 me Lucas Pratto.

Boca pjesën e parë e mbylli me epërsi, pasi Dario Bendetto e riktheu epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Barazimin River Plate e arriti në minutën ’61 pas autogolit të Carlos Izquierdoz.

Ndeshja e kthimit është më 24 nëntor dhe luhet në stadiumin e River Plates, Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti.

cOP