Rita Ora, në koncertin për Pavarësinë e Kosovës në Prishtinë

Rita Ora anulon koncertin në Izrael

Rita Ora ka anuluar pjesëmarrjen në festival për arsye shëndetësore kurse është njoftuar që koncerti i Jason Derulos do të mbahet siç është planifikuar.

Këngëtarja britanike, Rita Ora ka anuluar pjesëmarrjen e saj të ardhshme në Festivalin WOW të muajit gusht në Rishon Lezion.

Sipas zyrtarit lokal për media për koncertin, Ora ka njoftuar kompaninë prodhuese izraelite se ajo është dashur të tërhiqej për arsye shëndetësore. Raporte të tjera treguan se Ora u tha grupit Bluestone se ajo ka kërkuar t’i nënshtrohet operacioneve kirurgjike.

Ishte planifikuar që Ora të performonte më 1 gusht në festivalin në Rishon Lezion së bashku me yllin e popit, Jason Derulo. Me gjithë anulimin e performancës në Izrael, Ora është e gatshme për të performuar në Mbretërinë e Bashkuar më 28 korrik dhe në Lituani më 3 gusht.

Muajin e kaluar, Ora ka anuluar një performancë në Bristol, ditën e koncertit, duke përmendur gjithashtu arsyet shëndetësore.

Përkundër anulimit të performancës së Orës, festivali do të zhvillohet sipas planit, me Derulon dhe një formacion mbresëlënës të talenteve lokale.

Megjithëse emrat si Eliad Nahu, Axum, Arutz Hakibud dhe të tjerë tashmë janë të rreshtuar, u premtoi të martën se “në ditët në vijim do të publikohet formacioni i plotë i artistëve që do të këndojnë së bashku me Jason Derulon në festival”.

Derulo, i cili për herë të fundit në Izrael ishte për një koncert në vitin 2016, publikoi një video më parë këtë muaj për fansat e tij vendas.

“Tel Aviv, çfarë po ndodh? Është Jason Derulo, dhe unë jam shumë i emocionuar që po kthehem”, tha ai. “1 gushti, po afrohet – quhet Coca Cola WOW Fest dhe do të jem unë vetë, Rita Ora – po afrohet, çmenduri. Do të jetë një shfaqje e pabesueshme, nuk mund të pres për t’ju parë të gjithëve shumë shpejt.”