Presidenti i Barcelonës tregon se a do ta shkarkoj Valverden pas humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit

Presidenti i  Barcelones Josep Bortemeu, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Barcëlonës, është pyetur për rezultatin e ndeshjes.

Ai ka thënë se nuk ka shpjegim për këtë humbje dhe se janë të mërzitur të gjithë.

“Nuk duhet të ndodhte si ndaj Romas vitin e shkuar. Nuk duhet të ndodhte. Jemi të gjithë të mërzitur nga kjo gjë. Futbollstët të parët, pastaj drejtuesit dhe tifozët. Nuk di t’i jap një shpjegim kësaj humbje me katër gola. Tani na duhet të reflektojmë dhe të shohim ku kemi gabuar. Të përgatisim finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka mbetur ky trofe për t’u luajtur”, ka thënë Presidenti i Barcelonës.

Ai është pyetur edhe për shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverdes, përgjigja e tij ka qenë se njëherë do të flasin me qetësi për këtë punë.

“Do të flasim me qetësi. Do të bëjmë analizën tonë në lidhje me këtë gjë”, ka përfunduar ai.