Ilustrim

Muzika i Bën Ushtrimet Fizike më Interesante

Ushtrimet fizike janë interesante edhe pse disa njerëz i urrejnë stërvitjet.

Por nëse jeni në kategorinë e dytë, atëherë mos u frikësoni – shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë e cila do t’ju bëjë të shpenzoni më shumë kohë në palestër sepse do t’ju duken ushtrimet më të kënaqshme.

Hulumtuesit londinezë kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës gjatë stërvitjeve i bën gjërat shumë më të kënaqshme.

Kjo ndoshta mund t’ju duket shumë e qartë. Pas së gjithash, nuk është sekret se muzika nxitë emocione të ndryshme – na bën të ndihemi të lumtur, të pikëlluar, të zemëruar, ose edhe të motivuar.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët londinezë kishin konstatuar se dëgjimi i muzikës shpie në 28% dhe 13% rritje të kënaqësisë gjatë ushtrimeve fizike.

Studimi është publikuar në revistën prestigjioze ”Psychology of Sport and Exercise”.