Foto: RTV 21

Motra e Guardiolas Shkarkohet nga Madridi

Francesca Guardiola, motra e ish trajnerit të Barcelonës dhe trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola, është në listën e ambasadorëve katalonas që është urdhëruar nga qeveria spanjolle të kthehet në Spanjë.

Francesca Guardiola është urdhëruar ta lë ambasadën e Spanjës në Kopenhagë, pasi sipas nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, qeveria spanjolle vendos kontrollin e drejtpërdrejtë mbi qeverinë katalonase.

Motra e Guardiolas ishte e njohur për mbështetjen e saj që i ka dhënë pavarësisë së Katalonisë dhe ka vetëm tetë muaj që është emëruar në ambasadën spanjolle në Kopenhagë të Danimarkës.

Kjo ambasadë e Spanjës mbulon vendet nordike.