Messi përleshet me lojtarin e Kilit dhe ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Lionel Messit nuk është duke i shkuar asgjë mirë me Kombëtaren e Argjentinës.

Kapiteni i kësaj kombëtare është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 37‘ pas një përleshje me lojtarin e Kilit Gary Medel.

Referi i kësaj De Vivar nga Paraguai nuk i ka kursyer të dy lojtarët duke i ndëshkuar me karton të kuq.

Kujtojmë se Lionel Messi u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës nga Brazili.

Ndërsa dot me Kilin po luan për vendin e tretë, ku aktualisht Argjentina është duke e mposhtur Kilin me rezultat 2-1.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=ApsrJq9Ta-8