Marcos Alonso ia jep fitoren Chelseas ndaj Slavia Pragues (Foto)

Chelsea e ka mposhtur Slavia Praguen në shtëpi të vet me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi i majtë Marcos Alonso në minutën e 86’.

Për Chelsean në këtë ndeshje nuk startuan lojtarë si Eden Hazard e Ngolo Kante, të cilët u inkuadruan në lojë në pjesën e dytë.

Ndeshja e kthimit luhet me 18 prill në Londër.