Diola Dosti- Baftiu, nutricioniste. Foto: Kallxo.com

Këshillat e mjekut: Viti i Ri dhe ushqimi

Festat janë gjithmonë rast imirë për mbledhi familjare dhe shumëllojshmëri të ushqimeve që përgatiten e konsumohen.

Sipas nutricionistes Diola Dosti Baftiu gjithmonë ajo që është e ndaluar shijon më shumë dhe prandaj njerëzit bëjnë toleranca të tilla për këto festa por ajo thotë se rëndësi duhet kushtuar ushqimit edhe këtyre ditëve.

“Duke qenë se vet termi festë kupton një lloj tolerance, dhe ato mollët e ndaluara na duken më të shijshme sidoqoftë ka individë që respektojnë mënyrën e të ushqyerit edhe në këto ditë festash, kjo sepse kanë informacion mbi ngarkesat që i sjellim metabolizmit. Mund të jenë llojet e ndryshme të ëmbëlsirave, pogaqeve apo çfarëdo lloj ushqimi tradicional e cila sidomos ndikon te personat që kanë probleme me diabetin, edhe te individët që nuk kanë asnjë problem nëse konsumojnë shumë sheqer qoftë edhe të frutave sepse kur ajo ekstraktohet hiqen fibrat  dhe kjo ndikon në ndryshimin e nivelit të glukozës në gjak”, thotë nutricionistja.

Sipas saj, duhet pasur kujdes të madh personat që kanë patologji të ndryshme sepse disa lloje të ushqimeve mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre.

“Në rastet e pacientëve që tashmë vuajnë nga hipertensioni duhet pasur kujdes në konsumimin e kripës por edhe të yndyrnave, personat që kanë probleme kardiovaskulare, personat që kanë probleme me aciditetin e shtuar në stomak sidomos me pijet me gaz, pijet energjike, lëngjet e frutave që blihen të gatshme sepse kjo mund të ndikojë në rritjen e aciditetin, personat që kanë probleme me helikobakter pylorin, ky bakter është shumë i lumtur kur individi konsumon ushqime me bazë mishi sidomos në formatin e pjekur, pra konsumimi i këyre ushqimeve shkakton ndryshim mes bakterieve të mira dhe atyre të këqija. Konsumimi i këyre ushqimeve pothuajse prek cdo organ por sidomos personat që kanë tashmë një patologji dhe duhet të kenë një kujdes të madh”, thotë ajo.

Sipas Dosti Baftiut është në rregull të provohet ushqimet ngapak por ajo është katogorikisht kundër ngarkesës që i shkaktohet organizmit përballë një tavoline plot ushqime të ndryshme me shumë yndyrna e sheqerna.

“Të gjithë e dijmë se një gotë verë na zgjat jetën për shkak të një molekule që njihet si molekula e jetëgjatësisë mirëpo jo më larg se një muaj kam lexuar një studim që fliste për efektet negative të verës së kuqe si profesioniste nuk mund te jem pro ose kundër pirjes por nëse teprohet kur marim alkoolin, mishin, karbohidrate proteina, sigurisht që kjo shkakton ngarkesë të madhe. Është mirë të pihet në sasira të moderuara, kur jemi te femrat një gotë verë është në rregull dhe dy për meshkujt, më shumë se kaq vetëm çka do e rëndonte metabolizmin tonë. Një ndër efektet negative të ngarkesës është ngadalësimi të metabolizmit. Mëlçia është ajo që vuan më së shumti”, thotë Diola Dosti Baftiu.