Feronikeli fiton ndaj Ballkanit me autogol

Feronikeli ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Ballkanit me autogolin e Dardan Jasharit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 90’ të ndeshjes kur Dardan Jashari i Ballkanit, në tentim për ta larguar rrezikun nga porta e Ballkanit, shënon në gol të tij.

Feronikeli pas kësaj fitoreje e ruan vendin e parë me 59 pikë.

Ndërsa Ballkani pozicionohet në vendin e tetë me 29 pikë.

Feronikeli në xhiron e ardhshme luan ndaj Lirisë në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.

Ndërsa Ballkani, luan në shtëpi të vet ndaj Flamurtarit.