Dzeko pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, mund ta ketë sezonin e fundit me skuadrën e Romës.

Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, Edin Dzeko ka pranuar që të transferohet te skuadra e West Hamit.

Dzeko ka kontratë deri në vitin 2020 me Romën, por romakët nuk kanë shprehur interesim që tia vazhdojnë  atë.

Roma dëshiron 20 milionë euro në mënyrë që ta lejoj transferimin e Dzekos në Premierligë te skuadra e West Hamit.

Kujtojmë, se Dzeko para se të transferohej te Roma, ka luajtur për Manchester Cityn.