Inter arrin marrëveshje me Romën për transferimin e Dzekos

Roma e ka finalizuar marrëveshjen me Interin, për ta lejuar boshnjakun Edin Dzeko që të transferohet te skuadra e Antonio Contes.

Sipas gazetës italiane “Sky Sport Italia”, Inter t’i paguaj Romës 10 milionë euro, plus lojtarin 18 vjeçar Edoardo Vergani i cili do të transferohet te gjallorosët.

33 vjeçari Dzeki në sezonin e fundit nga 33 ndeshje me Romën kishte arritur t’i shënonte nëntë gola.

Dzeko u transferua në Romë në vitin 2016 nga Manchester City për 11 milionë euro.