Futbollisti boshnajk i Interit bëhët me dy nënshtetësi

Futbollisti boshnjak që luan për Inter, Edin Dzeko pos nënshtetësisë boshnjake tash e tutje do ta gëzojë edhe nënshtetësinë kroate.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit boshnjak Klix.ba.

Dzeko kishte kohë që e kishte parashtruar kërkesën për tu pajisur me pasaportë kroate po vetëm tashmë i është mundësuar një kërkesë e tillë.

Arsyeja kryesore që ka shtyrë Dzekon që të pajiset me pasaportë kroate është se ai posedon një restorant në Dubrovnik të Kroacisë.

Dzeko këtë sezon po shkëlqen në fanellën e Interit. Deri më tash ai ka arritur që të shënoi 10 gola në të gjitha paraqitjet për klubin e Interit.

Ai do të këtë mundësi që të vazhdojë që të shkëlqej në fanellën e Interit edhe nesër ndaj Venezias në kuadër të Ligës Italiane të Futbollit.