Drita- Ballkani e Llapi- Gjilani, rezultatet e pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e parë për dy ndeshjet e Ipko Superligës Llapi – Gjilani dhe Drita – Ballkani, që kanë filluar nga ora 14:45 në kuadër të xhiros së 10-të.

Llapi ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin e hershëm të sulmuesit Festim Alidema i cili ka shënuar gol në minutën e gjashtë.

Ndërsa takimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, ka përfunduar me epërsinë prej dy golave nga vendasit.

Golin e parë për kampionët në fuqi e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 12-të, kurse për golin e dytë u përkujdes Fidan Gërbeshi në minutën e 40-të.

Kallxo.com, do t’ju mbajë të informuar edhe për rezultatin final të këtyre dy ndeshjeve.