Foto: REL/Reuters

Coronavirusi- Si t’i lani duart në 20 sekonda? (VIDEO)

Në vazhdën e rrezikut të madh të shpërndarjes së virusit vdekjeprurës nëpër botë, organizata të ndryshme dhe institucione kanë shpërndarë këshilla për mbrojtje që përfshijnë larjen e shpeshtë të duarve.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit është sistemi i kujdesit shëndetësor, i financuar publikisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky shërbim thotë se larja e duarve tuaja është një pjesë thelbësore për të parandaluar përhapjen e viruseve siç është edhe coronavirusi, raporton BBC.

Doktoresha Adele McCormick nga Universiteti i Westminster ka demonstruar se si ta bëni larjen e duarve ashtu siç duhet, procedurë kjo e cila zgjat rreth 20 sekonda.