Basketboll, Kosova U20 e gatshme për turneun në Maqedoninë Veriore (Foto)

Basketbollistët e Kosovës U20, të enjten paradite e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë, para turneut në Shkup.

Kosova U20 nga 21 deri me 23 qershor do të marrë pjesë në një turne në Maqedonin Veriore. Në këtë turne do të marrin pjesë Maqedonia Veriore, Kosova, Rusia dhe Mali i Zi.

Fillimisht Kosova U20 më 21 qershor do të luajë ndaj Rusisë nga ora 20:15, një ditë më pas do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore nga ora 18:00 dhe më 23 qershor kundër Malit të Zi nga ora 20:15. Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje.

Më parë Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë Veriore, duke pësuar 68:67, derisa turneu në Shkup do t’i ndihmojë që të përgatiten sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Portugali, nga 12 deri më 21 korrik.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Më poshtë mund të shihni orarin e ndeshjeve të Kosovës.

 

21 qershor 

20:15 Rusia-Kosova 

22 qershor 

18:00 Kosova-Maqedonia Veriore 

23 qershor 

20:15 Mali i Zi-Kosova