Bale refuzon largimin nga Real Madrid

Gareth Bale nuk është në planet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i klubit Zinedine Zidane i ka treguar se ai nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, ani pse ka kontratë me klubin edhe tri vite.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Bale ka ta treguar se është i lumtur në Real Madrid dhe dëshiron qëndrimin te ‘mbretërit’ së paku edhe për një sezon.

Për të ka shprehur interesim skuadra e Manchester Unitedit, për të cilin Reali shpresonte ta ndërronte me mesfushorin francez Paul Pogba, mirëpo siç duket është vet uellsiani Bale që nuk e dëshiron këtë gjë.

Bale u transferua në Real Madrid në vitin 2013 nga Tottenhami dhe deri tani i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me madrilenët.