Foto: Facebook

Gareth Bale shënon gol pas 100 ditëve (Foto)

Real Madridi është duke fituar me rezultat prej 1-0, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga, kundër Huescas me golin e Gareth Bale.

Bale ka shënuar një gol të bukur në minutën e 8’, pas një asistimi nga Odriozola.

Uellsiani Bale ka shënuar gol pas 10 ndeshjeve, apo 802 minutave, nëse e kthejmë në ditë, atëherë i bie që ka shënuar gol pas plot 100 ditëve.

Bale në këtë sezon i ka shënuar 4 gola në La Liga.