Zidane lë jashtë Balen për ndeshjen ndaj Man-Cityt

Lojtari i Uellsit, Gareth Bale ka mbetur jashtë skuadrës së Real Madrid për 16-tat e finales, në  Champions League kundër anglezëve të Manchester Cityt, të premten.

City fitoi 2-1 në ndeshjen e parë në Spanjë në shkurt, para pandemisë.

Bale ka luajtur dy herë në 11 ndeshje të Realit pasi futbolli në Spanjë  rifilloi në muajin qershor.

Të gjitha ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve do të luhen në Portugali për një periudhë 12-ditore nga 12 gusht me finalen në 23 gusht.

Bale iu bashkua Realit në një transferim rekord botëror prej 85 milionë euro nga Tottenham në shtator 2013. Ai ka ndihmuar kampionët spanjollë të fitojnë Ligën e Kampionëve në katër raste, duke shënuar në finalen e 2014 kundër Atletico Madrid, dhe duke shënuar dy herë kundër Liverpool,  në 2018.

Sulmuesi ka startuar në  vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat në 2019-20 dhe dukej i pa interesuar në javët e fundit./BBC/.