Armando Duka: Kosova do ta bëjë të pendohet këdo që ishte kundër anëtarësimit të saj në UEFA e FIFA

Numri një i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sot ishte i deleguar nga UEFA si vëzhgues në kuvendin e rregullt të punës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Duka fillimisht tha se është i nderuar dhe njëkohësisht i trishtuar që në mesin e tyre nuk ishte ish-miku i tij Fadil Vokrri.

“Jam i nderuar që vij këtu, por njëkohësisht edhe i trishtuar që në këtë Kuvend, nuk e kam afër mikun tim dhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin”, tha fillimisht Armando Duka.

Kryetari i FSHF-së, po ashtu tha se Kosova do ta bëjë të pendohet këdo që ka qenë kundër anëtarësimit të saj në UEFA dhe FIFA.

“Kosova do ta bëjë të pendohet këdo që ka qenë kundër anëtarësimit të saj në UEFA dhe FIFA. Për këtë jam i bindur, pasi që UEFA është fuqishëm në përkrahje të FFK-së dhe të presidentit Agim Ademi”, tha Duka në kuvendin e punës së FFK-së.

FFK: Superliga nga sezoni 2020/2021 do të ketë 10 ekipe