Armando Duka rizgjidhet në krye të FSHF-së edhe për 4 vitet e ardhshme

Armando Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për 4 vitet e ardhshme.

Në garën për të parin e FSHF-së, Duka ka mposhtur dy kandidatët Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Duka morri 37 vota nga 43 të mundshme, Starova arriti që të marr 4 vota, Shakohoxha nuk morri asnjë votë ndërsa 2 vota u shpallën të pavlefshme.

Duka pas rizgjedhjes në krye të FSHF-së ka thënë se do të mundohet t’i korrigjoj të gjitha vërejtjet që ka marrë rreth punës së tij.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do t’i shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme” ka thënë Duka.

Duka për herë të parë në krye të FSHF-së u zgjodh në vitin 2002. Ai u rizgjodh si Kryetar i Federatës edhe në vitet 2006,2010,2014, 2018.

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka hyrë në proces zgjedhor për kryetar. Zgjedhjet në FFK pritet të mbahen me 6 prill.