Cigare elektronike - Foto: REL/Reuters

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA, autorizon më shumë produkte të cigareve elektronike

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, DFA, dha dritën jeshile zyrtare të enjten për disa produkte të cigareve elektronike me shije duhani nga Logic Technology Development LLC. FDA tha se është gjithashtu “afër” vendimeve shtesë për produktet që përbëjnë një pjesë më të madhe të tregut.

Mirëpo avokatët e shëndetit publik janë të frustruar, duke thënë se agjencia e ka kaluar afatin e shtatorit të vendosur nga Gjykata e Qarkut të SHBA në Maryland për të vendosur se cilat produkte të cigareve elektronike mund të mbesin pjesë e tregut.

Megjithëse produktet e cigareve elektronike apo e-cigaret, janë lejuar të mbesin në treg për vite me rradhë, në vitin 2020, FDA u kërkoi kompanive të paraqesin aplikacione për t’i mbajtur produktet në treg.

FDA tha të enjten se produktet e Logic Technology me shije duhani ndoshta janë përfituese për duhanpirësit e rritur, duke shërbyer si një alternativë ndaj cigareve tradicionale. Përfitimi i mundshëm, tha agjencia, e tejkalon rrezikun që të rinjtë të fillojnë t’i përdorin ato, me kusht që kompania t’i ndjekë kërkesat për tareduktuar qasjen dhe ekspozimin ndaj tyre midis të rinjve.

Megjithatë, agjencia hodhi poshtë disa produkte të tjera të cigareve elektronike Logic dhe ende nuk ka vendosur për të tjerët, duke përfshirë disa me mentol.

Kompania e dorëzoi informacion në FDA që tregonte se produktet i kanë ndihmuar duhanpirësit e rritur të largoheshin nga cigaret tradicionale në cigaret elektronike, të cilat mund ta zvogëlojnë rrezikun e një duhanpirësi nga ekspozimi ndaj toksinave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme në cigaret tradicionale, të tilla si monoksidi i karbonit.

Një studim të cilin Logic Technology ia dërgoi FDA-së zbuloi se kur shumica e njerëzve që pinin cigare të rregullta kaluan në cigare elektronike, numri i cigareve që pinin ra në 80%, nga mesatarisht 13 dhe 16 cigare në ditë në një ose dy sosh, rreth dy muaj pasi ata bënë ndryshimin e duhanpirjes.

Megjithatë, një studim tjetër i botuar këtë vit zbuloi se përdorimi i cigareve elektronike nuk e përmirësonte mundësinë e një personi për ta lënë duhanin dhe as nuk e parandalonte rikthimin. Gjithashtu u zbulua se ishte më pak efektiv se çamçakëzi dhe mjete të tjera ndihmëse për zëvendësimin e nikotinës.

Studime të tjera kanë treguar se të rinjtë kanë më pak gjasa të fillojnë të përdorin e-cigare me shije duhani. Shumica e fëmijëve fillojnë me shije karamele, fruta dhe nenexhik.

Autorizimi i FDA-së i së enjtes nuk do të thotë se produktet janë të sigurta, as nuk janë “të miratuara nga FDA”, tha agjencia në fjalë.

 “Vendimet më të rëndësishme” presin

Sipas shtegut Premarket Tobacco Product Application, të gjithë prodhuesit e cigareve elektronike duhet të demonstrojnë se tregtimi i një produkti do të ishte i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Kur FDA merr një vendim për një produkt të cigareve elektronike, duhet ta marrë parasysh rrezikun dhe përfitimin për të gjithë popullatën, jo vetëm për përdoruesit e këtyre produkteve.

FDA thotë se ka marrë masa për 99% të gati 6.7 milionë produkteve të cigareve elektronike që janë dorëzuar për autorizim para tregtimit. Ajo u ka refuzuar autorizimin më shumë se një milion produkteve.

Nëse një produkti i refuzohet autorizimi, kompania duhet ta heqë atë menjëherë nga tregu.

muajin tetor, FDA dha dritën jeshile për disa produkte me shije duhani të prodhuara nga R.J. Reynolds.

Logic Technology Development mban vetëm një pjesë prej 8% në dollarë të tregut, sipas një sondazhi të vitit 2020 nga Statista. FDA ende nuk ka vendosur për produktet nga lideri i tregut Juul Labs.

Kur dëgjoi për njoftimin e FDA të së enjtes, ai tha se duhej ta kërkonte kompaninë sepse ishte një lojtar tejet i vogël.

Matt Myers, president i Fushatës për Fëmijët Pa Duhan (Campaign for Tobacco-Free Kids), grup ky, padia e të cilit shkaktoi afatin e caktuar nga gjykata në shtator, tha se masa e fundit nuk është e mjaftueshme.

Edhe pse FDA thotë se i ka adresuar pothuajse të gjitha produktet që kanë dalë para saj, Myers tha se ato produkte përfshijnë vetëm rreth 25% deri në 30% të tregut.

Grupi i tij ka paraqitur një kërkesë në gjykatë duke i kërkuar asaj që të ndërhyjë sepse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga afati, por gjykata nuk ka vendosur ende, tha Myers.

Në pritje: mentet dhe produktet e disponueshme

Një çështje e pazgjidhur janë produktet e prodhuara me mentol, të cilat mbeten në shqyrtim.

FDA tha në muajin janar se ishte në rrugën e duhur për ta marrë një vendim për produktet e mentolit këtë vit.

Sipas FDA, normat e pirjes së duhanit për të rriturit ranë nga 42% në 14% gjatë 55 viteve të fundit, por vlerësohet se ka rreth 18.6 milionë duhanpirës të tanishëm të cigareve me aromë mentoli në SHBA. Gati 85% e të gjithë duhanpirësve të zinj johispanikë zgjedhin cigare me mentol.

Studimet tregojnë se mentoli rrit tërheqjen e produkteve të duhanit tek të rriturit dhe tek duhanpirësit gjithnjë e më të rinj. Cigaret me mentol konsiderohen gjithashtu më të varura. Një studim vlerësoi se nëse mentoli do të ndalohej në cigare dhe puro, mund të parandalonte 650,000 vdekje të parakohshme të lidhura me duhanin.

FDA gjithashtu nuk ka lëvizur në një grup alternativ produktesh të njohura si produkte të disponueshme që u bënë të njohura me fëmijët kur FDA e ndaloi shitjen e fishekëve të cigareve elektronike me shije frutash të përshtatshme për fëmijët.

Produktet e disponueshme më parë ishin të përjashtuara nga rregullorja e FDA-së, sepse ato përdorin nikotinë që rrjedh nga një produkt i prodhuar në laborator dhe jo nga duhani. 

Rregullorja për këto produkte kërkon ende kohë për tu arritur.

Thithja e produkteve të cigareve elektronike në mushkëri është gjithashtu e rrezikshme dhe për shkak se produktet janë relativisht të reja, nuk është e qartë se çfarë pasojash afatgjata mund të kenë.

Në vend që t’i inkurajojnë të rriturit që të kalojnë në cigare elektronike njerëzit duhet të flasin me mjekun e tyre dhe të përdorin një nga shtatë medikamentet e sigurta dhe efektive të miratuara nga FDA, që synojnë të lënë duhanin. Studimet tregojnë se njerëzit që përdorin këshillim ose produktet e FDA-së kanë shumë më tepër sukses ta lënë duhanin sesa ata që përpiqen të përpiqen të heqin dorë prej tij./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala