A dalin më kualitative flokët e bebes pasi të prehen ?

Ekziston bindja te një pjesë e shoqërisë se bebeve të vogla duhet t’u priten flokët në mënyrë që t’i dalin më të mira. Por, sa qëndron një gjë e tillë e ka sqaruar, mamia Razie Musa.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk është vërtetuar shkencëtarisht.

“Nuk ekziston asnjë mbështetje shkencore se nëse u’a preni flokët me të cilat kanë lindur të tjerat do të dalin më të mira, pra është vetëm një mit.”, ka shkruar Musa në Facebook.

Ajo tutje ka treguar se flokët me të cilat lind bebja bien vetë, e pastaj zëvendësohen me flokë të tjera.

“Flokët me të cilat lind beba që në gjuhën popullore njihen si flokët e barkut do të bijnë vetë me kohë dhe ato do të zëvendësohen me flokët tjera, se sa do të jenë ato kualitative varet nga faktorët tjerë përfshirë edhe ata gjenetik. Në disa vende prehen flokët e fëmijëve disa ditë pas lindjes dhe flokët e hequra i peshojnë i llogaritin me ari dhe pastaj ato para i japin për njerëzit në nevojë dhe ky është plotësisht një qëllim tjetër, prandaj qëllimet janë të ndryshme, të jeni të sigurtë se nuk qëndron teoria e flokëve me më shumë kualitet pasi që prehen.”, ka përfunduar ajo.