Pse dikujt i zbardhën flokët?

Ndonjëherë, flokët dhe mjekrat mund të fillojnë të marrin ngjyrë gri. Kjo ka ngritur pikëpyetje tek shumë njerëz, andaj, si më poshtë mund t`i lexoni  të gjitha arsyet për këtë ndryshim të papritur të ngjyrës!

Historia është e mbushur me anekdota, gjithnjë e më pak të verifikuara, të individëve flokët e të cilëve u bënë të bardhë ose gri për shkak të stresit.

Ndoshta jeni të njohur me shprehjen “t`u paskan ba flokt e thinjta”. 

Pra, cili është shkaku i këtij fenomeni?

Gjithçka filloi në shekullin e 19-të gjatë vëzhgimit se disa njerëz që kishin pësuar një tronditje të madhe emocionale befasisht i panë flokët e tyre të bëhen me ngjyrë gri. Në fakt, ndodh që një periudhë stresi, qoftë e papritur apo gjatë kalimit të kohës, mund të bëjë që flokët ose mjekra të shëndrrohen në ngjyrë gri. 

Kjo është arsyeja pse Barack Obama i dha fund 8 viteve të tij në zyrë si President i SH.B.A., me flokë shumë më të thinjura. Kur ishte pyetur nga mediat për flokët e tij të thinjura vazhdimisht, Presidenti Obama kishte fajësuar ndryshimin e ngjyrës në gjenet e tij më parë sesa stresin e punës së tij. 

Sipas tij, gjyshi i tij ishte bërë me flokë gri në kohën kur ishte 29 vjeç.  Andaj, në këtë mënyrë edhe Obama e kishte e kuptuar se diçka e tillë do t`i ndodhte edhe atij një ditë. Dhe, për koincidencë, kjo kishte ndodhur gjatë kohës sa ai ishte në presidencë.

Për flokët e Marie Antoinette, mbretëreshën e fundit të Francës para Revolucionit Francez, thuhet se i ishin bërë të bardha brenda natës ndërkohë që po e priste gijotinën gjatë Revolucionit Francez. 

Senatori i ndjerë John McCain, një pilot i Marinës Amerikane gjatë Luftës së Vietnamit, pësoi dëmtime të shumta serioze kur avioni i tij u rrëzua në Vietnamin e Veriut dhe gjatë rrahjeve të shumta sa ishte rob lufte – kishte humbur ngjyrën në flokët e tij.

Barack Obama, 2009 – 2013, GETTY IMAGES

 

Nuk janë të ngjashme me flokët gjatë pleqërisë

Në mënyrë diskrete ose në tufa të mëdha, flokët ndonjëherë mund të bëhen në ngjyrë gri befasisht. Pse ndodh kjo? Gjëndrrat e flokëve kanë një rezervë të pigmentit të melaninës, agjentit natyror të ngjyrosjes së flokëve dhe kur rezervat me pigmentin e melaninës shterohen plotësisht, flokët rriten pa ngjyrë, duke i bërë ato të duken me ngjyrë gri. Një gjen gjithashtu besohet të jetë përgjegjës për flokët ngjyre gri.

Mirëpo, atëherë kur kemi të bëjmë me stresin, çfarë ndodh në trupin tonë nga pikëpamja shkencore? Mbi të gjitha, procesi nuk është saktësisht i njëjtë me atë të moshës së vjetër. Disa studime janë kryer mbi këtë temë dhe studiuesit e Harvardit duket se e kanë gjetur përgjigjen.

Tani, për herë të parë, ky grup studiuesish të Harvardit kanë zbuluar pse ndodh kjo. Sipas tyre, stresi aktivizon nervat që janë pjesë e reagimit ndaj situatave të vështira dhe të rrezikshme, e cila nga ana tjetër shkakton dëmtime të përhershme të qelizave burimore të rigjenerimit të pigmenteve në gjëndrat e flokëve. 

Roli mbizotrues i norepinefrinës

Studiuesit nga Harvardi i studiuan efektet e sulmeve autoimune në gjëndër, duke përdorur teste tek minjtë. Kur jemi të stresuar, trupat tanë prodhojnë norepinefrinë, e njohur gjithashtu si noradrenalinë, një përbërje kimike që vepron si një neurotransmetues. Thënë më thjesht, ai vepron si një hormon.

Lirimi i norepinefrinës ka një efekt në gjendjen shpirtërore, gjumin dhe kontrollin emocional. Sidoqoftë, shkencëtarët në Universitetin e Harvardit po sugjerojnë se ajo që shkakton të thinjurat e përshpejtuara të flokëve gjatë stresit është pikërisht kjo molekulë.

Përveç të gjitha funksioneve të përmendura tashmë, besohet gjithashtu se aktivizojnë qelizat staminale të melanociteve, rezervat e pigmenteve të flokëve, në përgjigje të kësaj tronditjeje. Kjo do të bënte që ajo të mbarojë dhe kur të jetë zhdukur plotësisht, flokët shëndrrohen në ngjyrë gri në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj, për të shmangur këtë fenomen, përpiquni të vendosni një rutinë anti-stres në jetën tuaj të përditshme.

Po çfarë mund të thuhet për tufëzat e flokëve gri?

Por, çfarë ndodh kur flokët gradualisht bëhen gri në tufëza? Në këtë rast, kjo nuk shkaktohet, domosdoshmërisht nga stresi, por nga vitiligoja. Vitiligoja është një sëmundje kronike e lëkurës, e njohur gjithashtu si leukoderma ose akromi. Në këtë rast, trupi është i shpërndarë me njolla të depigmentuara, veçanërisht në këmbë, duar dhe fytyrë. Megjithatë, patologjia është plotësisht pa dhimbje.