Foto: RTV 21

Përbërësi që Përshpejton Rritjen e Flokëve

Xheli i Aloe Vera ka veti kuruese dhe është baza e shumë produkteve kozmetike.

I pasur me vitamina, antioksidantë dhe enzima natyrale, xheli natyral i aloes ndihmon në hidratimin e skalpit të kokës duke mbajtur lagështirën dhe yndyrën natyrale të flokut.

Për më tepër, aloe vera është një antibakterial natyror, antimikrobik dhe anti-inflamator dhe ka përbërjen kimike të keratinës nga çfarë përbëhet floku.

Mënyra e duhur si duhet përdorur ky xhel është shumë e thjeshtë.

Me ndihmën e një luge duhet ta merrni direkt nga bima dhe ta aplikoni në të gjithë gjatësinë e flokut.

Nëse i keni flokët e gjata, duhet të lyeni vetëm rrënjët dhe majat.