103 vjeçarja bëhet shtetase e Amerikës

Gruaja nga Florida e Jugut është bërë zyrtarisht shtetase e Shteteve të Bashkuara të Aamerikës, në moshën 103 vjeçare, një përkujtim se nuk je kurrë shumë e vjetër për të arritur ëndrrën amerikane.

Pas më shumë se 15 vite në Shtetet e Bashkuara, Andrea Joseph mori nënshtetësinë para miqve dhe familjes së saj, në një ceremoni në Miami, raporton WPLG, degë e CNN-it.

Joseph kishte lindur më 15 gusht të vitit 1915, në Jacmel të Haitit dhe kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara si banore e përhershme, më shumë se 15 vite më parë.

Sot, në Ditën e Flamurit, ajo zyrtarisht është një shtetase e Shteteve të Bashkuara.

“Ne sigurisht nuk menduam se kjo do të bëhej realitet ndonjëherë. Kjo është një arritje e madhe për gjyshen time”, mbesa e saj, Mildred Ogé, tha për CNN.

“Që kjo të ndodhë sot, më 14 qershor, ne jemi të ngazëllyer dhe të gëzuar nga kjo arritje”.

Sa për Joseph-in? Si ndihet ajo pasi u bë shtetase e re amerikane?

“Ajo është e lumtur”, tha Oge. “Ajo është si, ‘Sa e bukur! Sa e ëmbël!'”