Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Moti i ndryshueshëm, edhe sot riga lokale të shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), paralajmëroi se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Nuk përjashtohen as riga lokale dhe të izoluara shiu në disa zona.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.