Mërgimtari denoncon sjelljen e vrazhdë të biznesmenit kur i kërkohet kuponi fiskal - VIDEO

Në një video të siguruar nga KALLXO.com, shihet se si një pronar i një restoranti refuzon të lëshoj kupon fiskal për klientët e tij.

Në ketë video dëgjohet sjellja ‘arrogante’ e pronarit të restorantit Ismet Sylejmani ndaj një mërgimtari, i cili kishte shkuar që të kërkonte kuponin fiskal.

“Kupon nuk kemi se nuk kemi rrymë, s`kemi, s`kemi, qa po don tani, qa po don s`kemi, s`kemi. Unë të liroj unë të shkarkoj, unë krejt t`i boj, a i ke pi, qiti paret”, dëgjohet tek thotë Sylejmani në ketë video.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Ismet Sylejmani tha se ka qenë mërgimtari ai i cili e ka fyer kur ka kërkuar të pijë pa pare.

“Ata na kanë fy neve, nuk e kemi pas arkën hiq, jemi në procedurë të arkës fiskale, ata dojshin me hangër pa pare. Unë i liroj, tjetër kush s`mundet m`i liru prej pagese”, tha Sylejmani.

Ai shtoj se sjellja e tij ka ardhë edhe pasi ka qenë pak i tensionuar me problemet me rrymën.

“Kemi pas problem me rrymë edhe ndoshta jam kanë pak i tensionuar, po sjellja e tyre se nuk paguajë pa kupon fiskal nuk ka qenë në rregull, se nuk veprohet ashtu. Nëse s`ke kupon me të liru prej pagese s`kisha dëgju asnjëherë”, shtoi ai.

Ndryshe, Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, neni 53, pika 6, parasheh se çdo tatim pagues është i obliguar që në secilin aktivitetit të tij ekonomik t`i lëshoj klientit kupon nga pajisja e fiskalizuar në të kundërtën do të detyrohet për një gjobë.

Javë më parë pas raportimeve të KALLXO.com, parregullsi u hasen edhe në një numër të madh të dyqaneve të cilat merren me shitblerjen e telefonave.

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-kallxo-com-atk-gjen-parregullsi-ne-dyqanet-e-telefonave-mobile-ne-prishtine/

Raportimet e qytetarëve rezultuan në konstatimin e parregullsive edhe në një restorant në Mitrovicëbiznes të fotografisë si dhe në komapni të autobusëve.

KALLXO.com, Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë, në vazhdimësi kanë raportuar për raste të tilla, kur bizneset nuk kanë lëshuar kuponë fiskal, ashtu siç e parasheh Ligji Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat – LINK

KALLXO.com inkurajon qytetarët që t’i raportojnë të gjitha rastet në të cilat qytetarët hasin në parregullsi, me qëllim që të luftohet korrupsioni, evazioni fiskal dhe ekonomia joformale.