VIDEO- Flet Prokurori që po heton vjedhjen tatimore

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kësaj radhe transmetoi aksionin e njësiteve hetuese të Administratës Tatimore gjatë bastisjeve të disa bizneseve ë dyshimta në regjionin e Ferizajt. Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, i gjithë aksioni është udhëhequr nga prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, Abdullah Abedini.

Pas dyshimeve  për vjedhjen  e tatimeve  dhe mashtrimi me fatura fiktive, një ekip hetimor i administratës tatimore të Kosovës i drejtuar nga Murat Mehmeti zbulojnë disa  bizneseve të cilat dyshohen se kryejnë evazion fiskal.

Siç tregoi hulumtimi, dyshimet e prokurorisë janë se rrjeti i ndërtuar nga biznese nga Ferizaj dhe rajone të tjera funksionon duke ndërtuar një komunikim fiktiv me kompani të regjistruara në zonat e banuara me Serb, ku qytetarë nga ky komunitet kanë regjistruar kompani të cilat shesin faktuara për kompanitë shqiptare për t`i hapur kështu rrugë shmangies dhe rimbursimit të pagesave për Tatimin mbi vlerën e shtuar.

Siç dëshmoi hulumtimi,  hetuesit tatimorë të cilët i kanë rënë në gjurmë kësaj vjedhje kanë arritur të sigurojnë dëshmi të bazuara se dëmi ndaj buxhetit të shtetit mund të shkoj në mbi 2 milion euro.

Hetimi i iniciuar në kohën kur ATK po kryente bastisje në veriun e Kosovës ka zbardhur një skemë tjetër të shmangies në rajonin e Ferizajt.  Kompani milionëshe kanë ndërtuar një rrjet me kontabilistë të cilët blejnë fatura nga qytetarët Serb për t`i hapur rrugë procesit të rikthimit të TVSh.  Procesi i koklavitur i shmangies kërkon një hetim të detajuar dhe masa të  fshehta nga gjykatat e Kosovës.

“Kam caktuar një takim me zyrtarët e ATK-së nga Prishtina, të cilët kanë marrë një rast që dyshohet për shmangie të tatimit. Edhe më herët kemi filluar t`i ndërmarrim disa veprime hetimore. Tani presim hapa konkret për të procedura në detaje lidhur më rastin në fjalë. Do t`i shoh se çfarë raporti, çfarë informata do të më sjellin hetuesit e ATK-së dhe do vendosim se si do të veprojmë më tutje”, ka deklaruar prokurori Abedini, para nisjes së aksionit në terren tek bizneset e dyshimta.