Vetura që dyshohet se u përdor nga vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Foto: Kallxo.com

Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndërruar masën e sigurisë Dragisha Markoviqit, njërit ndër të dyshuarit për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokurori special i cili po i bën hetimet në këtë rast, Sylë Hoxha, tha për KALLXO.com se Markoviqit i zbutur masa e sigurisë nga ajo e paraburgimit në “paraqitje në stacion policor”.

“Atij i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor. Hetimi vazhdon edhe ndaj tij”, tha prokurori special Sylë Hoxha.

Ndaj dy të dyshuarve tjerë, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq ëhstë zgjatur masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.