Arkiva | Foto: KALLXO.com

Lipjan, digjen drutë e shkollës

Policia njofton se është raportuar se në oborrin e shkollës fillore të fshatit Rufc i Ri të Lipjanit në rrethana ende të paqarta janë përfshirë nga zjarri drutë e dedikuara për ngrohje.

Rasti është raportuar dje rreth orës  05:50.

Sipas raportit të Policisë, njësiti i Zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.