Karaçevë - 18.09.2020 FOTO KALLLXO.com

Zgjerimi i aksionit të Karaçevës rezulton me 61 të ndaluar

Zgjerimi i aksionit të Karaçevës rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e dy personave të tjerë.

KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria e Gjilanit më 1 shtator kishte zhvilluar aksione në 7 rajone të Kosovës duke përfshirë kështu Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Podujevën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës.

Prokuroria në Gjilan njofton se dy personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Zgjerimi i aksionit të organeve hetimore nga Karaçeva në 7 rajone tjera të Kosovës ka rezultuar me 61 perosna të ndaluar.

Aksionet e 1 tetorit ishin zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara se në këto lokacione janë zhvilluar veprimtari kriminale, përfshirë kontrabandimin me mallra, vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale dhe organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.