Karaçevë - 18.09.2020, Foto:Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Apeli lë në paraburgim 30 të arrestuarit e Karaçevës

Apeli ka njoftuar se ndaj 30 personave të arrestuar në Karaçevë ka lënë në fuqi masën e paraburgimit.

Aksioni i Policisë i  zhvilluar më 18 shtator në  Karaçevë rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e 30 personave në mesin e tyre 12 zyrtarëve policorë.

Ndalimi i tyre u pasua nga Gjykata e Gjilanit kur  më 20 shtator 30 të pandehurëve u kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

Këtë vendim të Gjykatës e kishin dërguar për shqyrtim në gjykatën e shkallës së dytë avokatët e të pandehurëve.

Por Apeli, pasi shqyrtoi shkresat e lëndës refuzoi si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës.

Pasi u bind se të pandehurit duhet të lihen në  paraburgim për shkak se ekziston rreziku i ndikimit  në prova dhe  dëshmitarë, pengimi i rrjedhës normale të procedurës penale dhe  mundësia e përsëritjes së veprëave penale.

Sipas prokurorisë,  i pandehuri  F.L. i cili është zyrtar policor  po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe ‘’Organizimi  i skemave piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’

Ndërsa të pandehurit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M.., Z.A. D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S. dhe V.S. po dyshohen për  veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’

Kurse  të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., për veprën penale ‘’Organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’.