Projektligji - Prokurori i Shtetit mund të ngrisë akuzë pa zhvilluar hetime për veprat penale të dënueshme deri në 5 vjet burgim

Qeveria e kaluar në janar të vitit 2019, ka nxjerrë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.

Ky projektligj që pritet të dërgohet për votim në Kuvend, i ka shtuar të drejta Prokurorit të Shtetit në raport me Kodin aktual të Procedurës penale.

Sipas këtij projektligji, prokurori i çështjes ka të drejtë të ngrisë aktakuzë të drejtpërdrejtë pa zhvilluar hetimet për veprat penale të dënushme deri në pesë vjet burgim.

Projketligji në nenin 99 paragrafin 2 ka parapaparë ngritjen e aktakuzës së drejtpërdrejtë për vepra penale të dënueshme me burgim jo më shumë se pesë vjet.

Sipas këtij neni “Kur policia apo ndonjë person tjetër bën kallëzim tek prokurori i shtetit për dyshim të arsyeshëm për vepër penale ose vepra penale, për të cilat dënimi maksimal i paraparë është jo më shumë se pesë (5) vjet burgim  dhe prokurori i shtetit vlerëson se ekziston dyshim i bazuar mirë për të mbështetur aktakuzën, prokurori i shtetit mund të ngrit aktakuzë sipas nenit 238 të këtij Kodi”.

Sipas këtij projektligji, neni 19 parg. 1.34  me  aktakuzë të drejtpërdrejtë nënkupton aktakuzën e ngritur pa u zhvilluar paraprakisht hetimet.

“Aktakuzë e drejtpërdrejtë – aktakuzë e ngritur pa zbatim të hetimeve siç përcaktohet me nenin 99 paragrafi 2 lidhur me nenin 237 paragrafin 1 të këtij Kodi”.

Ndërsa, Kodi i procedurës penale në fuqi parasheh kompetencën e prokurorit të shtetit që  të ngritë aktauzë pa zhvilluar hetimet për vepra penale për të cilat parashihet dënimi jo më shumë se 3 vjet burgim.

Sipas nenit 101 par.2 të Kodit të Peocedurës Penale parashihet që

“Kur policia apo ndonjë person tjetër bën kallëzim tek prokurori i shtetit për një dyshim të arsyeshëm për një vepër penale ose për disa vepra penale, asnjëra nga të cilat nuk dënohet me më shumë se tre vjet burgim, dhe prokurori i shtetit vlerëson se ekziston dyshim i bazuar mirë për të mbështetur aktakuzën, prokurori i shtetit mund të ngrit aktakuzë sipas nenit 241 të këtij Kodi”.