Mbrojtja e gazetarit Jeton Musliu pretendon se padia për shpifje e Bujar Dugollit është parashkruar

Lidhur me çështjen kontestimore në të cilën Bujar Dugolli e ishtea paditur për shpifje Baton Haxhiun dhe Jeton Musliun, për KALLXO.com ka folur Arlind Fetahu, përfaqësues i të paditurit Jeton Musliu.

Lidhur me publikimin e aktgjykimit civil me të cilin Bujar Bugollit i është aprovuar pjesërisht kërkesa padia për shpërblimin e dëmit në shumë prej 15 mijë euro Kallxo.com ka kontaktuar edhe zyrën e avokatisë “ Koci&Vokshi” SHPK, përkatësisht Arlind Fetahu, përfaqësues i Jeton Musliut.

Fetahu, tha  se “Qëllimi i këtij prononcimi është fillimisht demantimi i disa thënieve që paditësi, z.Bujar Dugolli, i ka parashtruar në postimin e tij të djeshëm në faqen e tij në facebook, përkatësisht publikimit të Aktgjykimit nga ana e tij”.

Sipas përfaqësuesit Fetahu, ndaj aktgjykimit civil me të cilin ëshë aprovuar pjesërisht kërkespadia për shpërblimin e dëmit në shumë prej 15 mijë euro do të paraqitet ankesë.

“Fillimisht ky aktgjykim nuk është i formës së prerë, ndaj tij, ne, brenda afatit të paraparë ligjor do të parashtrojmë ankesë”, tha Fetahu.

Tutje ai tha se “Shkrimet kontestuese që kanë qenë objekt shqyrtimi në këtë çështje – janë të vitit 2007, ndërkaq që padia është parashtruar rreth 3 vite e 5 muaj më vonë, pra në kundërshtim të hapur me Ligjin për shpifje, andaj vetë padia është e pasafatshme, e rrjedhimisht edhe vetë aktgjykimi është i kundërligjshëm”.

Lidhur me parashkrimin e kërkësës i pyetur nga KALLXO.com nëse palët e paditura janë thirrur në parashkrim gjatë përgjigjes në padi, përfaqësuesi i Muslit, Arlind Fetahu tha se gjatë gjithë procedurës janë thirrur në institutin e parashkrimit.

Ndërsa lidhur me aktgjykimin penal me të cilin është shqpituar vërejtje gjyqësore ndaj Jeton Musliut, përfaqëusesi Arlind Fetahu tha se “Për hir të sqarimit, ju njoftoj se z.Dugolli, i parashtron faktet në mënyrë të shtrembëruar për shkak se Aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë i datës 07.02.2011, është prishur nga Gjykata e Apelit, nëpërmjet Aktgjykimit PAI.nr.1300/15 i cili në dispozitivin e tij parashtron, “ndryshohet Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë P.nr.1984/07, datë 08.12.2010, ashtu që Gjykata e Apelit të Kosovës ndaj të pandehurve përkitazi me veprat penale shpifje e refuzon akuzën për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes”.

Rrjedhimisht përfaqësuesi Fetahu tha se ndaj të paditurit Jeton Musliu nuk ka pasur aktgjykim të formës së prerë.

Ndësa profesori universitar, Bujar Dugolli, po pretendon se e ka fituar gjyqin ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliut.

Dugolli i kishte paditur Haxhiun e Musliun për shpifje pas dy shkrimeve të publikuara në Gazetën Express në vitin 2007.

“Objekt i theksuar i kësaj padie janë shkrimet shpifëse të datë: 22.09.2007, në Gazetën Express me drejtor e autor Baton Haxhiu, shkrimi me titull ‘’Bujar Trump’’ dhe shkrimi tjetër, në po të njëjtën gazetë, me titull ‘’Ku i more Bujar 3 milionë t’buta’’, me autor Jeton Musliun”, shkruan Dugolli.

Ai tha se shkrimet e tilla kanë ndodhur në prag të fushatës zgjedhore parlamentare. Sipas tij, qëllimi ka qenë dëmtimi shumëdimensional i imazhit.

“Duke qenë i sigurt dhe i pastër në punën time, unë dhe Avokati Gafurr Elshani filluam këtë betejë ligjore për të vërtetën, betejë e cila ishte shumë e mundimshme dhe mjaft sfiduese”, tha Dugolli.

“Unë zgjodha të mos vazhdoj karrierën politike me një imazh të lënduar publik si rezultat i shpifjeve të tilla, ndërsa përmes betejës për drejtësi, të dëshmoj të vërteten e pamohueshme, dhe shpifësit të marrin dënimin e merituar”, tha ai.

Profesori universitar, Bujar Dugolli, po pretendon se e ka fituar gjyqin ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliut.

Dugolli i ka paditur Haxhiun e Musliun për shpifje pas dy shkrimeve të publikuara në Gazetën Express në vitin 2007.

“Objekt i theksuar i kësaj padie janë shkrimet shpifëse të datë: 22.09.2007, në gazetën Express me drejtor e autor Baton Haxhiu, shkrimi me titull ‘’Bujar Trump’’ dhe shkrimi tjetër, në po të njëjtën gazetë, me titull ‘’Ku i more Bujar 3 milion t’buta’’, me autor Jeton Musliun”, shkruan Dugolli.

Ai tha se shkrimet e tilla kanë ndodhur në prag të fushatës zgjedhore parlamentare. Sipas tij, qëllimi ka qenë dëmtimi shumëdimensional i imazhit.

“Duke qenë i sigurt dhe i pastër në punën time, unë dhe Avokati Gafurr Elshani filluam këtë betejë ligjore për të vërtetën, betejë e cila ishte shumë e mundimshme dhe mjaft sfiduese”, tha Dugolli.

“Unë zgjodha të mos vazhdoj karrierën politike me një imazh të lënduar publik si rezultat i shpifjeve të tilla, ndërsa përmes betejës për drejtësi, të dëshmoj të vërteten e pamohueshme, dhe shpifësit të marrin dënimin e merituar”, tha ai.

Profesori tha që drejtësia duhet të veprojë e paanshme dhe pa ndikime.

Shembulli si ky duhet të jetë edhe si mesazh për gazetarinë e mirëfilltë dhe etikën gazetareske, që të mos përsëriten rastet e tillë, ndaj kujtdo qoftë”, shtoi më tutje.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Prishtinës, të cilin Dugolli e ka publikuar në Facebook, është aprovuar pjesërisht kërkesë-padia e Dugollit.

Pika 2 e aktgjykimit thotë se detyrohen të paditurit Jeton Musliu e Baton Haxhiu që në emër të kompensimimt të dëmit jomaterial paditësit në mënyrë solidare t’ia paguajnë shumën prej 15 mijë euro, me kamatë ligjore prej 8 për qind në vit, e cila rrjedh nga dita e marrjes së këtij aktgjykimi e deri në pagesën e plotë, e të gjitha këto nëafat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të paditurit detyrohen po ashtu që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë shpenzimet kontestimore në vlerë 913 euro.

Ndërsa, është refuzuar si e pabazuar pjesa e kërkesëpadisë së paditësit përtej shumës së aprovuar, në lartësi prej 485 mijë euro.

Bujar Dugolli pretendon që e ka fituar gjyqin ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliut