Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Godet policin me kamion, i dyshuari në arrati

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore ditën e djeshme në Viti.

Kjo pasi që i njëjti zyrtar kishte marrë lëndime pasi ishte goditur nga pjesa e prapme e kamionit të cilin ishte duke e vozitur një person.

I dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policisë për ndalim dhe në përpjekje për ta ndaluar i njëjti ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policor që gjendeshin në pikë kontrolli.

I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur pasi që i njëjti gjendet në arrati.