Sulmet kibernetike - Foto: REL/Reuters

Prishtinë: Dy persona dyshohet se thyen kode bankare dhe transferuan mbi 15 mijë euro

Prokuroria e Prishtinës ka nisur një qështje hetimore ndaj disa personave të cilët kishin arritur të vidhnin të dhëna bankare me të cilat kanë kryer blerje në Kosovë.

Sipas njoftimit, Prokuroria dyshon se të pandehurit S.H. dhe A.H. nga shtëpia e tyre kishin bërë porosi online në “Gorenje”, duke keqpërdorur kartelat bankare të personave të ndryshëm.

Sipas njoftimit, të pandehurve u janë gjetur qindra të dhëna të kartelave bankare, laptopë, hard disk dhe fletë të transfereve të ndryshme.

Njoftimi thotë se familjarët e dy të pandehurve kanë pranuar 14 mijë e 176 euro e 68 centë nga të pandehurit nëpërmjet kontove bankare.

Gjykata ka gjetur se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papengushë të pocesit penal.

Dy të dyshuarit po mbahen në paraburgim me vendim të gjykatës së Prishtin.

Gjykata ka gjetur se nëse të pandehurit gjinden në liri mund të ndikojnë në njëri-tjetrin si dhe t’i ndryshojnë provat duke i falsifikuar.

Tutje Gjykata njofton se nëse të pandehurit gjinden në liri ekziston rreziku i arratisjes së tyre për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Sipas njoftimit, të pandehurit janë udhëzuar me të drejtën e tyre për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.