Ilustrim

Gjykata vendos për burrin i cili dyshohet se sulmoi dhe dhunoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit F.K., i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht njërën vajzë të tij të mitur dhe po ashtu dyshohet se ka dhunuar seksualisht vajzën tjetër, po ashtu e mitur.

Masa e paraburgimi është caktuar nga ana e Gjykatës së Gjakovës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri e ka detyruar njërën nga vajzat e tij që të kryej akt seksual.

Po ashtu, në shtator të 2020 i njëjti me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij tjetër.

KALLXO.com ka raportuar para disa ditëve për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, kishte thënë se nëna e vajzave së bashku me to kishte bërë ankesë në Polici.