Ilustrim

Gjakovë, vëllezërit përleshen mes vete

Tre vëllezër janë rrahur mes vete mbrëmjen e kaluar.

Policia thotë se mosmarrëveshja në mes tyre ka ardh për shkak të borxhi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhevdet dhe Ramiz Krasniqi” në Gjakovë.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se njëri nga vëllezërit që kishte tentuar t’i ndaj dy vëllezërit e tjerë kishte kërcënuar me thikë njërin prej tyre.

Me vendim të prokurorit,  të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.