Ilustrim

FSK heq një mjet shpërthyes që u gjet nga një qytetar në një fshat të Suharekës

Një burrë në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar, thuhet në raportin Policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Shkozë të Suharekës.