Zjarr i madh në Krime pas sulmit me dron

Një zjarr i madh shpërtheu në një depo karburanti në Gadishullin e Krimesë në Ukrainë, të aneksuar nga Rusia.

Autoritetet thanë se shpërthimi i së shtunës është rezultat i një sulmi me dron.

“Një rezervë karburanti është në zjarr në rrethin e Gjirit Kazakia” të qytetit port të Krimesë, Sevastopol, tha në Telegram, guvernatori i gadishullit i vendosur nga Rusia, Mikhail Razvozhayev./REL