Mbledhja e Qeverisë. Foto: MKRS

Zëvendësohen tre anëtarë të Bordit Drejtues të ShSKUK-së

Qeveria e Kosovës ka zëvendësuar tre anëtarë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme është marrë vendimi për të ndryshuar vendimin e marsit të këtij viti të marrë nga Qeveria Kurti kur ishin  shkarkuar anëtarët e bordit të kaluar dhe ishin emëruar të tjerë.

Qeveria Hoti tani ka marrë vendimin që anëtarja Diana Dafota të zëvendësohet me Naim Hoxhën, Sadete Hadri të zëvendësohet me  Vjollca Kadollin dhe Mirsad Shkreta të zëvendësohet nga Diellor Rizaj.