Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Vitia: Do të lejojmë monitorimin e çdo konkursi në Ministrinë e Shëndetësisë                         

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në #DebatPernime ka premtuar se çdo konkurs në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë i hapur për t’u monitoruar nga secila palë, përfshirë edhe mediat.

“Çdo konkurs në Ministrinë e Shëndetësisë do të monitorohet dhe do të thirret secila palë e interesit, përfshirë edhe mediat për të siguruar transparencë”, tha Arben Vitia në Debat Pernime.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka refuzuar kërkesën e BIRN-it për të monitoruar procesin e zgjedhjes së drejtorit të këtij institucioni.

ShSKUK-ja kundërligjshëm refuzon monitorimin e konkursit për drejtor