Zëvendësministri i Shëndetësisë hyn në izolim 14 ditorë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Streten Trajkoviq ka hyrë një izolim 14 ditorë, pasi që i njëjti kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Ministrisë, Faik Hoti.

“Mund të iu konfirmoj se zëvendësministri i Shëndetësisë, Streten Trajkoviq ka hyrë në izolim për 14 ditë pas hyrjes nga Serbia”, tha Hoti për KALLXO.com.

Kosova i ka bllokuar kufijtë e saj më të gjitha shtetet që kufizohet.

Deri më tani në Kosovë kanë dalë pozitiv me coronavirus 88 persona. Një 82 vjeçar ka vdekur si pasojë e virusit CoVid-19.

Ndërsa institucionet shëndetësore kanë njoftuar se deri më tani 2 persona janë shëruar.