Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton për në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot për në Bruksel.

Siç njofton Qeveria e Kosovës, Bislimi do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Sipas njoftimir, kjo vizitë do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët evropianë, në tri institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria e Kosovës e ka në plan që deri në fund të këtij viti të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bislimi ditë më parë tha se janë duke u koordinuar me presidencën çeke për datën, duke u shprehur se mesi u muajit dhjetor mund të jetë koha kur dorëzohet aplikimi.