Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Zemaj për pajisjet mbrojtëse nga COVID-19: Kemi furnizim stabil

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se aktualisht ka furnizim stabil me pajisje mbrojtëse profesionale për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Sa i përket furnizimeve [pajiset mbrojtëse] aktulisht kemi një furnizim stabil të blerjeve nga ministria por edhe kontributit të donatorëve ndërkombëtar të cilët po vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë tonë me doancione në këtë kohë të pandemisë”, tha ai.

Zemaj po raporton në Komisionin Parlamentar për Shëndësi.