Foto: Ministria e Shëndetësisë

Ministri Vitia takoi ambasadorin e ri të Britanisë, e falënderon për mbështetjen për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, më 30.05.2024.

Sipas njoftimit të ministrisë, Vitia i uroi atij mirëseardhje e suksese në detyrën e re, ndërsa folën për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vitia ka shprehur mirënjohjen e tij edhe për bashkëpunimin e ngushtë në shëndetësi dhe ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fushë.

“Ministri gjithashtu falënderoj Royal College of General Practitioners për mbështetjen e tyre mbi dy dekada të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Programi i Mjekësisë Familjare, i akredituar ndërkombëtarisht nga ky kolegj, ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor për qytetarët” – thuhej në njoftim.

Ambasadori Hargreaves, siç thotë MSH-ja, shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.