Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Pas ankesave, Ministria e Shëndetësisë anulon Listën zyrtare për çmimet e produkteve medicinale

Ministria e Shëndetësisë me datë 06.06.2024 ka marrë vendim për anulimin e Listës zyrtare për çmimin e produkteve medicinale, listë e cila ishte miratuar me datë 15.05.2024.

Sipas njoftimit në vendim, anulimi është bërë pas disa ankesave të palëve aplikuese.

“Kundër vendimit të ministrit dhe sipas rregullave të procedurës së përgjithshme administrative, palët aplikuese kanë parashtruar ankesa me pretendimet e tyre, disa prej të cilave janë të konfirmuara nga Komisioni i Ankesave në Ministrinë e Shëndetësisë” – thuhet në vendim.

Pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni duhet që brenda një afati sa më të shkurtër kohor, të bëjë propozimin e ri për listën përfundimtare.

Ministria e Shëndetësisë miraton listën zyrtare të çmimit të barnave