Zemaj merr detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ia dorëzon atë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend  Zemaj ka marrë sot drejtimin e kësaj ministrie, kur Kosova po përmallet me pandeminë COVID-19.

Ish ministri i kësaj ministrie Arben Vitia nuk e ka dorëzuar detyrën te Zemaj.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë, Zemaj fillimisht është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkoi që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.
Në komunikatë thuhet se Zemaj do t’i mbështesë proceset pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve  shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend.