Zemaj: Do të zgjerojmë kapacitet për testime në gjashtë regjione të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga java tjetër pritet që të ketë testime për COVID-19 në gjashtë regjione të Kosovës.

Zemaj sot po raporton përballë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ministri tha se gjashtë pika të IKSHPK-së në gjashtë regjione do të pajisen me aparaturën e nevojshme për kryerjen e testimeve ndërsa tha se kanë siguruar edhe mbi 100 mijë teste.

“Në javën tjetër do të zgjerohemi edhe me kapacitete testuese, ministria e Shëndetësisë dhe qeveria e Kosovës më ka angazhuar sipas planit për testime COVID-19 që të bëjmë zgjerimin e kapaciteteve në gjashtë qendrat rajonale të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe të mbështetjes me testime. Jemi në fazën përfundimtare ku do të sigurojmë shtatë aparatura për laboratorët, njëri prej tyre do të jetë në IKPSHK dhe gjatë nëpër qendrat rajonale. Do t’i sigurojmë edhe mbi 100 mijë teste në këtë fazë”, deklaroi Armend Zemaj.

Ai tha se një donacion së shpejti do të vijë edhe nga OBSh-ja.

“E kemi të siguruar një donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku javën tjetër pritet ardhja e aparaturave, tri të tilla, dy të vendosen në Prishtinë dhe një ku jetojnë komunitetet jo shumicë”, deklaroi Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë po vazhdon raportimin në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 14 août 2020