Volodymyr Zelenskyy Foto: President Official Websitee

Zelensky thotë se rusët janë gati të sulmojnë Kievin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video ka paralajmëruar se rusët do të sulmojnë Kievin orët e ardhshme, raporton BBC.

“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë por, mëngjei do të vie”, ka thënë Zelensky.

Ai ka deklaruar se armiku do të përdorë të gjitha mënyrat për të thyer rezistencën e tyre.

“Këtë natë, armiku do të përdorë të gjitha mënyrat e mundshme që të thyej rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin sulmin”, ka deklaruar Zelensky.

“Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”, ka shtuar ai.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Kosova po ashtu i’u bashkua ShBA-së dhe Evropës për sanksione ndaj Rusisë.